LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni rekomandon dërgim të armatimit vdekjeprurës në Ukrainë

Pentagoni rekomandon dërgim të armatimit vdekjeprurës në Ukrainë

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka rekomanduar dërgim të pakos së armatimit vdekjeprurës, që do të ishte një ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 50 milionë dollarëve, ka raportuar mbrëmë rrjeti NBC.

Në këtë raport janë cituar tre zyrtarë të paemëruar, të cilët kanë thënë se rekomandimi është dërguar në Shtëpinë e Badhë për shqyrtim.


Një zëdhënës i Pentagonit ka refuzuar ta konfirmojë raportin, por i ka thënë NBC-së se “ne nuk kemi përjashtuar asgjë”.

Rusia e ka aneksuar rajonin Krime në Ukrainë në fillim të vitit 2014 dhe u ka dhënë ndihmë të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe politike, militantëve separatistë në pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë vizitës në Kiev, muajin e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar se Rusia i ka “mijëra” trupa në tokën ukrainase.

Megjithëqë Rusia i ka hedhur poshtë pohimet për çfarëdo involvimi ushtarak në këtë konflikt, Gjykata Penale Ndërkombëtare në muajin nëntor të vitit të kaluar është shprehur se lufta atje është “një konflikt i armatosur ndërkombëtar ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori