Rritja e pensioneve në masën 6 për qind si masë e qeverisë për inflacionin dhe shtrenjtimin e jetesës në vend, ka lënë të pakënaqur shtresën e pensionistëve në një prej bashkive më të varfra në vend, atë të Kukësit.

Reklama

Ata shprehen se rritja është qesharake dhe që nuk u shërben për asgjë, pasi rritja e çmimeve është shumë herë më e lartë.

Në bashkinë e Kukësit janë rreth 17 mijë të moshuar që të ardhurat e vetme kanë ato që marrin nga pensionet dhe se rritja e vazhdueshme e çmimeve ua ka bërë mjaft të vështirë jetesën dhe sigurimin e gjërave te domosdoshme për to.

Reklama