LAJMI I FUNDIT:

Pensioni bazë për kontributdhënësit, 158 euro

Pensioni bazë për kontributdhënësit, 158 euro

Kryeministri, Isa Mustafa pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve tha se është arritur një marrëveshje për caktimin e pagës së pensioneve, të cilën të premten do ta propozojnë për aprovim në Qeveri.

Mustafa tha se orientimi i tyre është që pensioni bazë për pensionistët kontributdhënës të jetë 158 euro.


Pensioni për ata që kanë punuar me shkolla të mesme 172 euro, ndërsa pensioni për ata me shkollim të lartë 186 euro dhe pensioni për ata me arsim superior 230 euro.

Mustafa tha se kjo është një arritje evidente, pasi që mesatarisht janë shtuar për 33 për qind, varësisht nga struktura kualifikuese.

“Kjo është një e arritur e madhe sepse është fjala për njerëz që kanë kontribuuar”, tha Mustafa.

Shaban Kajtazi nga Shoqata e Pensionistëve falënderoi kryeministrin për këtë hap të rëndësishëm dhe pozitiv.

“Pensionistëve po u kthehet shpresa në Qeverinë dhe shtetin e Kosovës. Ky është hap i madh. Kërkoj nga kryeministri që të jepen subvencione për këtë kategori si në institucionet shëndetësore”, tha Kajtazi.

Mustafa tha se kostoja e kësaj rritjeje është rreth 14 milionë euro. /KP/