Pengoi policët gjatë detyrës zyrtare, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë


Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarët policor.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:05.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarët policor duke mos i përfillur urdhërat dhe fyer verbalisht. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/12/2023




































