LAJMI I FUNDIT:

I penduari tregon grabitësit e Rinasit

I penduari tregon grabitësit e Rinasit

Një gjurmë gishti i gjetur në furgonin me të cilin u krye grabitja ka tradhtuar Alkond Bengasin, i cili u soll në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Për shkaqe sigurie dhe për shkak se ai po merr statusin e të penduarit, qepeni i bodrumit të gjykatës nga ku hyri makina e policisë u mbyll përgjysmë. Edhe seanca e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, ku për më tepër se një orë prokurorët kanë radhitur provat në bazë të të cilave Alkond Bengasi dyshohet për grabitje, pjesëmarrje në grup kriminal, vrasje të policëve të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje.


I shoqëruar që prej ditës së shtunë, por që i është prerë fleta e arrestit të dielën në mbrëmje, 32-vjeçari, një ish i dënuar për çështje narkotikësh dhe përdorim droge, ka filluar të flasë.


Alkond Bengasi

Ai ka treguar, sipas një burimi të besueshëm, se në pistë mes 5 grabitësve ishte edhe Klement Çala, ndaj autoritetet po punojnë ta bëjnë Bengasin një bashkëpunëtor drejtësie, transmeton TCH.

Grabitja në Rinas, shpallet në kërkim edhe Mariglen Hoxha
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, shpallet në kërkim edhe Mariglen Hoxha

Të njëjtat burgime treguan se Bengasi, që është gjithashtu kushëriri i Çalës, por edhe shoku i tij, ka dhënë emrat e 9 bashkëpunëtorëve. Por, burimet tregohen mjaft të rezervuara për shkak se hetimet vazhdojnë intensivisht, ashtu siç edhe ndodhi gjatë ditës kur prokurorët sapo kanë përfunduar masën e sigurisë janë larguar bashkë me oficerët e Policisë Gjyqësore për të kryer kqyrje në disa objekte, të cilat po kontrollohen.

Të mërkurën do të dalin para gjykatës edhe 3 të dyshuar të tjerë, mes të cilëve ka nga ata që kanë qenë në grupin e zjarrit, pra pjesëmarrës në grabitjen në aeroport ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ngeli i vrarë njëri prej tyre, Admir Murataj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori