LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski do të merr pjesë në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë

Pendarovski do të merr pjesë në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 8 dhe 9 korrik do të merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që do të mbahet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, është paraparë që Pendarovski të ketë fjalim në mbledhjen plenare të samitit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, kryetari Pendarovski do të realizojë takime bilaterale me pjesëmarrësit e samitit.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (South East Europe Cooperation Process – SEECP) është nisma e parë rajonale autonome e themeluar në vitin 1996 që ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin politik, të sigurisë, intensifikimin e bashkëpunimit të shteteve në fushën e ekonomisë, demokracisë, gjyqësisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër aktiviteteve ilegale. Qëllimi i kësaj nismë rajonale është që është që përmes përforcimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe sigurimit të paqes në rajon, të mundësohet përafrim më i shpejtë drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori