LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Qytetarët e Maqedonisë nuk e duan federalizimin (Video)

Pendarovski: Qytetarët e Maqedonisë nuk e duan federalizimin (Video)

Krizës politike po i shihet fundi. O me marrëveshje të re politike që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe demokratike, o me protesta të pandalshme deri në rrëzimin e pushtetit jodemokratik. Kështu vlerëson Stevo Pendarovski, kandidat për president nga radhët e LSDM-së,duke folur për krizën politike në intervistën e fundjavës të Radios “Evropa e Lirë”. Ai kujton se Maqedonia ka qenë në krizë permanente gjatë 10 vjeçarit të fundit, prandaj është e fortë për të duruar edhe disa muaj deri tek formimi i një qeverie demokratike dhe institucioneve të pavarura nga politika.

“Ne me vite, për fat të keq jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të shkaktuar nga kjo qeveri, si gjeneruese e të gjitha problemeve gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Dhe nuk shohshenja se ata mund të sillen ndryshe.E di që është vështirë dhe e di që shumica e qytetarëve mendojnëtë shpërngulen nga Maqedonia nëse vazhdon kjo agoni, por unë do t’u apeloja të qëndrojnë, sepse sipas të gjithë vlerësimeve, gjendemi në fazën e fundit të daljes nga kriza politike”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.


Pendarovski foli edhe për federalizimit e shtetit duke theksuar se as politika e as qytetarët e Maqedonisë nuk duan federalizim duke mohuar zërat se partitë tashmë kanë krijuar plan për ndarjen territoriale të Maqedonisë në baza etnike.

“99% e mediave e shpërdajnë këtë histeri. Kjo ndodhë pasi thuajse 99% e mediave janë nën kontroll të pushtetit dhe do të vazhdojnë të jenë. Por kjo nuk ka asnjë bazë as në programet objektive politike të subjekteve politike shqiptare, sidomos pas Marrëveshjes së Ohrit. Kjo gjë nuk do të gjente mbështetje as në plan ndërkombëtar pasi do duhej të ketë ndryshime kushtetuese. Sipas informatave tona, s’ka një vullnet të tillë tek subjektet dominuese politike të shqiptarëve pasi duhet të kthehemi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, ka shtuar ai më tej.

Pendarovski vlerëson se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e re politike e ngjashme me atë të Përzhinos e cila në mënyrë ligjore do të çonte deri në formimin e një shteti demokratik ku institucionet do të funksionin në bazë të drejtësisë. /Telegrafi/