Pendarovski: Mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës


Presidenti Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për integritetin territorial të Ukrainës.
“Një rend i bazuar në të drejtën ndërkombëtare është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare, parimet e të cilave duhet të respektohen. Shkelja e rëndë e ligjit ndërkombëtar është një kërcënim për qytetërimin.
Shpreh mbështetje të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar në "Twitter" Pendarovski./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































