LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Duhet të ketë referendum për çështjen e emrit

Pendarovski: Duhet të ketë referendum për çështjen e emrit

Koordinatori kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski, në një intervistë për TVM thotë se tejkalimi i dallimeve rreth çështjes së emrit patjetër duhet të shkojë përmes referendumit.

Sipas tij, nëse ka propozim serioz për tejkalimin e kontestit, referendumi do të jetë i patjetërsueshëm, ndërsa pret që të mos përsëritet rasti i Bukureshtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Referendum për emrin duhet të ketë, këtë e kanë thënë edhe ministrat. Në fund të rrugës duhet të ketë, kuptohet nëse më herët marrim propozim të arsyeshëm dhe normal për emrin, atëherë do të duhet të shkohet në referendum”, tha mes tjerash Pendarovski.

Anëtarët e qeverisë deri tani kanë shprehur qëndrime të ndryshme rreth çështjes së referendumit për emrin./Telegrafi/