LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Bullgaria nuk do ta bllokojë marrjen e datës

Pendarovski: Bullgaria nuk do ta bllokojë marrjen e datës

Elementet e qëndrimit bullgar në lidhje me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut janë çështje e brendshme politike të një vendi anëtar i BE-së dhe ky qëndrim me siguri nuk do të theksohet në Këshillin Evropian të radhës”.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në lidhje me njoftimet se Bullgaria nesër do t’i publikojë masat për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pendarovski tha se ka kontaktuar me presidentin bullgar Rumen Radev, duke shtuar se Bullgaria nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave.

“Së pari të marrim datë, e më pas vendet-anëtare të BE-së duhet ta bëjnë kuadrin negociues nga aspekti kombëtar. Do t’i bëjmë pozitat tona negociuese në lidhje me atë që vendet tona e kërkojnë nga ne”, tha Pendarovski.

Krerët shtetëror bullgar më 30 shtator mbajtën takim konsultativ ku diskutuan për Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, kryeministri bullgar Boyko Borissov tha se Maqedonia e Veriut çdo herë mund të mbështetet në Bullgarinë, gjatë rrugës së saj për integrim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori