Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi dje se SHBA-ja nuk do të lejonte kolapsin e Venezuelës duke shtuar se një ngjarje e tillë do të kërcënonte vendet e tjera të rajonit.
“Kolapsi i Venezuelës do të rrezikonte të gjithë ata që bëjnë pjesë në hemisferën perëndimore”, deklaroi Pence gjatë një fjalimi para rreth 600 persona në një kishë katolike në Doral, në zemër të komunitetit venezuelian të Majemit.
“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë”, theksoi Pence.
“Duke punuar me aleatët tanë në rajonin latino-amerikan, SHBA-ja do të përballet dhe do të mposhtë të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë mirëqenien tonë”, theksoi ai.
Pence theksoi se rrëzimi i Venezuelës do të shkaktonte më shumë trafiqe të paligjshme të drogës, me pasoja të përgjakshme, një rrezik që presidenti amerikan, Donald Trump e ka përmendur tashmë.
Venezuela është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale. Presidenti, Nicolas Maduro, me popullaritet shumë të ulët sipas sondazheve, është përballur që prej katër muajsh me manifestime të opozitës që kërkon dorëheqjen e tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni: Rusia ka lëshuar një armë misterioze në të njëjtën orbitë me satelitin e qeverisë amerikane
Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor
Pentagoni kërkon të rrisë kapacitetet e mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik, ndërsa kërcënimet nga Irani rriten
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251