LAJMI I FUNDIT:

Pejanët janë të tronditur me fqinjin e tyre të mirë e të varfër që doli të jetë pedofil i kërkuar në Britani

Pejanët janë të tronditur me fqinjin e tyre të mirë e të varfër që doli të jetë pedofil i kërkuar në Britani

Një ish-prift britanik i kërkuar për abuzime seksuale me fëmijë, ka jetuar si historian në Kosovë, është trajtuar me ëmbëlsira nga fqinjët e tij dhe ka qenë në prag të vdekjes gjatë një aksidenti të frikshëm një vit më parë, i kanë thënë Reutersit banorët lokalë.

Lawrence Soper është arrestuar të mërkurën në qytetin e Pejës në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.


Soper akuzohet për abuzime seksuale, derisa ka qenë mësues në vitet e ’70-a dhe ’80-a në Britani.

Mediat britanike kanë thënë se ish-kryemurgu nga Ealingz, në Londrën perëndimore, tani në të 70-at, i ishte shmangur dorëzanisë më 2011 dhe për pasojë ishte lëshuar një urdhërarrest evropian ndaj tij, transmeton Koha.net.

Për 4-5 vjetët e fundit ai ka jetuar nën emrin Andrew Charles Kingston në një rrugë të izoluar në qendër të Pejës. Ai madje kishte mësuar edhe shqipen.

“U tronditëm”, ka thënë një fqinj, që nuk deshi të identifikohej. “Më kishte thënë se ishte historian që po shkruante një libër për Kosovën. Ne madje i kemi dhënë edhe ëmbëlsira dhe mish kur organizonim pjekje mishi. Na kishte thënë se kishte pasur një grua që i kishte vdekur dhe se jetonte vetëm nga pensioni. Një njeri shumë i mirë.

“Kurdo që ishte koha me diell, ai dilte në ballkon dhe lexonte libra. E shihnim si person të varfër dhe tradita jonë na thotë t’u ndihmojmë atyre që janë të vetmuar. Por nga mediat e kuptuam se kishim gabuar”, ka thënë një fqinj tjetër për Reuters.

Përmes dritares së shtëpisë ku jetonte Soper, mund të shihet buka e freskët në një qese plastike mbi frigorifer, transmeton Koha.net. Pjatat ishin lënë për t’u tharë mbi tavolinë.

Ai u kishte thënë fqinjëve se ka provuar të jetonte në Prishtinë, por atje kishte shumë zhurmë dhe pluhur. Ai e preferonte ajrin e freskët të Pejës, e rrethuar nga male, majat e së cilave edhe në këtë periudhë të vitit janë të mbuluara me borë.

Soper pothuajse vdiq më 2015 kur ra në një gropë të një vendpunishteje dhe e preu fytin në një shifër metalike. Fqinjët thonë se ai humbi shumë gjak dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai e kishte lënë emrin e dikujt në Britani për ta kontaktuar në rast të vdekjes së tij.

Jeta sekrete e Soperit përfundoi kur policia i trokiti në derë këtë javë.

“Policia arrestoi këtë person pasi morëm informatën se ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest evropian”, ka thënë Veton Elshani nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ai u vendos në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij”.

Një burim qeveritar ka thënë se ekstradimi i tij mund të zgjas deri në pesë muaj nëse Soper e apelon vendimin.

Fqinjët hamenden se pse Soper e kishte zgjedhur Kosovën për të jetuar, një vend i varfër që u nda nga Serbia më 2008.

“E pyesnim veten çfarë ka kaq të mirë në Kosovë që në Britani është e keqe që ai të jetojë këtu”, ka thënë njëri nga ta.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori