LAJMI I FUNDIT:

Peja siguron fitoren në dhjetë minutat e fundit ndaj Rahovecit

Peja siguron fitoren në dhjetë minutat e fundit ndaj Rahovecit

Peja me mjaft vështirësi shënoi fitore ndaj Rahovecit me shifrat 82:76 (25:24, 17:23, 19:14, 21:15), në xhiron e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur të shkëputen në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 25:24.


Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë deri pranë rezultatit 42:38, kur mysafirët me një seri prej 0:9, shkuan në pushim me rezultat 42:47.

Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme, me rahovecasit që kishin epërsi deri në tetë pikë, por me verdhezinjtë që u rikthyen shpejt, ku rezultati pas 30 minutash ishte 61:61, duke bërë që gjithçka të vendoset në dhjetë minutat e fundit.

Por, verdhezinjtë u treguan më të vëmendshëm në momentet vendimtare, edhe pse Vreshtarët luftuan deri në fund, por fitorja i takoi Pejës 82:76.

Te Peja më të mirët ishin Arti Hajdari me 30 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Jalen Tate me 24 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Jack Pagenkopf me 29 pikë e shtatë kërcime.

Peja ka 14 fitore e shtatë humbje, ndërsa Rahoveci mbetet në vendin e fundit me dy fitore e 19 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori