LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton dramën në ‘Minatori’, mposht Trepçën në sekondën e fundit

Peja fiton dramën në ‘Minatori’, mposht Trepçën në sekondën e fundit

Përkundër super mundësisë, Trepça nuk ka shënuar asnjë pikë në shtatë minutat e fundit të ndeshjes sot ndaj Pejës për ta humbur atë në sekondën e fundit të ndeshjes.

Shtatë minuta para fundit të takimit, Samir Zekiqi shënoi për 54-44 në të mirë të Trepçës, ndërsa “Minatori” i stërmbushur jehoi.


Në shtatë minutat e mbetura Peja afroi rezultatin, barazoi dhe përmes pikëve të amerikanit LaMarcus Reed në sekondën e fundit, ka fituar ndeshjen, 54-56.

Peja e nisi më mirë ndeshjen sonte, ku pas çerekut të parë krijoi epërsi 8 pikëshe, ndërsa në çerekun e dytë, mitrovicasit e ulën atë në 5, për të shkuar në pushim të pjesëve.

Çereku i tretë ka qenë fantastik për ekipin mitrovicas, ata e ndalën Pejën në vetëm 8 pikë, ku rezultati i këtij çereku ishte, 20-8, transmeton Borozani.

E në të fundit, Peja riktheu gjithçka për të çuar dramën deri në sekondën e fundit të ndeshjes, ku Trepça shënoi vetëm 3 e Peja 12 pikë për të fituar ndeshjen.

Frederic Stutz shënoi 18 pikë e 9 kërcime sonte te Trepça, ndërsa pikë dyshifrore shënoi vetëm edhe Montrael Scott, që përfundoi takimin me 11 pikë e 4 kërcime.

Në anën tjetër, te Peja përveç heroit LaMarcus Reed që përfundoi ndeshjen me 9 pikë, më efikasi ka qenë Salih Nuhanovic me 14 pikë e 6 kërcime, ndërsa pas tij Alban Veseli ka kontribuuar me 11 pikë tjera në fitore.

Peja me këtë fitore vazhdon serinë e pamposhtshmërisë në Superligë duke e çuar bilancin në 3-0, ndërsa Trepça përjetoi disfatën e parë në Superligë këtë stinor dhe tash ka bilanc 2-1.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori