Pedro Pascal u shfaq me shumë stil me një xhaketë bomber ngjyrë bezhë dhe xhinse teksa largohej nga premiera e filmit “Ballerina” në Londër, një projekt i ri nga universi i "John Wick".

Aktori 50-vjeçar mbështeti mikeshën e tij të ngushtë Ana de Armas, me të cilën ka luajtur edhe në "The Wasp Network", ndërsa buzëqeshte i relaksuar në tapetin e kuq.


Pak ditë më herët, ylli i "The Last of Us" habiti udhëtarët duke zgjedhur një fluturim me kosto të ulët për në Festivalin e Filmit në Kanë, ku do të merrte pjesë në premierën e filmit të tij të fundit, “Eddington”, shkruan DailyMail.

Ai u pa duke pritur në radhë, vendosur bagazhin dhe shoqëruar me stjuardët si çdo pasagjer i zakonshëm.

Një moment komik ndodhi kur aktori u kthye në avion pasi kishte harruar celularin.

Bashkëudhëtari Lucas Pelizaro, gjithashtu i ftuar në premierë, bëri shaka duke thënë se Pascal e kishte ndjekur deri në Kanë.

Përdoruesit në rrjete sociale e vlerësuan gjestin e tij, duke komentuar se thjeshtësia e tij e bën edhe më të dashur për publikun. /Telegrafi/