LAJMI I FUNDIT:

Pedro: Duam fitore me Italinë

Pedro: Duam fitore me Italinë

Anësori spanjoll Pedro ka folur për ndeshjen me Italinë duke thënë se është shumë e vështirë.

Azzurrët do të përballen me djelmoshat e Vicente Del Bosques në stadiumin e ri Friuli të Udines.


“Do të jetë e vështirë kundër Azzurrëve”, ka thënë Pedro.

“Në Udine ne do të përballemi me një ekip të aftë dhe të mirë-përgatitur. Ndeshja do të jetë shumë e lodhshme për ne, pasi e dimë cilësitë e tyre”.

“Në çdo rast, mentaliteti ynë nuk ndryshon dhe ne do të përpiqemi të imponojë stilin e lojës tonë”, ka thënë Pedro. /Telegrafi/