LAJMI I FUNDIT:

Peci: Shfuqizimit të Speciales do t’i duartrokitnin Beogradi dhe Moska

Peci: Shfuqizimit të Speciales do t’i duartrokitnin Beogradi dhe Moska

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, duke folur rreth Gjykatës Speciale, ka bërë një krahasim interesant për realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare me Kosovën.

Peci, përmes një postimi në Facebook,  e ka krahasuar rastin e Kosovës dhe shfuqizimin e Specialës “me fjeten bashkë me elefantin”.


Postimi i plotë i Pecit në Facebook:

“Kur flen ne nje krevat me elefantin, nuk bene me e bezdise, se nese ai rrotullohet, atehere dihet se cfare behet me ty.

Ky eshte perafersisht nje pershkrim realist i marredhenieve nderkombetare, gjegjesisht te sjelljeve te shteteve te vogla problematike e revizioniste dhe pasojave qe i presin nga superfuqite dhe fuqite e medha kur bejne veprime te tilla.

Nese vazhdohet edhe me tutje me sjelljet revizioniste per shfuqizimin kontrabandues te Gjykates Speciale, atehere Kosova duhet te behet gati per rrotullimin e elefantit.

Duartrokitjet me te medha per kete cirk qe po i bene Kosova vetevetes do te behen ne Beograd dhe Moske.

Vetem atehere nuk kemi pse e akuzojme askend, dhe mos u ankoni, se ne fund te fundit vete, si qytetare do e lejme fatin tone ne duar te atyre qe pese pare nuk i jepin per neve” (sic.), ka shkruar Peci. /Telegrafi/