LAJMI I FUNDIT:

Peci: Britania e Madhe është vënë në shënjestër të sulmeve dhe dezinformatave serbo-ruse

Peci: Britania e Madhe është vënë në shënjestër të sulmeve dhe dezinformatave serbo-ruse
Foto: Arkiv

Lulzim Peci, drejtor i institutit KIPRED, ka reaguar sot pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Britania e Madhe po e pajisë Kosovën me raketa anti-tanke.

Peci në një postim në Facebook shkruan se Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve dhe dezinformatave të koordinuara në mes të Serbisë dhe Rusisë dhe kjo nuk është ngjarje e rastit.

Ai më tej thekson se ka më se tetë muaj që këto sulme në Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport dhe në inteligjencën britanike.


Një aeroplan i Forcave Ajrore i Britanisë së Madhe ateroi në Prishtinë
Lexo po ashtu Një aeroplan i Forcave Ajrore i Britanisë së Madhe ateroi në Prishtinë

Lexoni të plotë postimin:

Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve dhe dezinformatave të koordinuara në mes të Serbisë dhe Rusisë dhe kjo nuk është ngjarje e rastit.

Ka më se tetë muaj që këto sulme në Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport, dhe në inteligjencën britanike, për komplotim kundër komunitetit serb në Kosovë, përmes përkrahjes së intervenimit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që ishte pjesë e operacionit kundër krimit të organizuar që ndodhi në tërë Kosovën, më 13 tetor 2021, si dhe për “përkrahjen” e vendimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar mbajtjen në territorin e Kosovës të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Tani këto sulme janë duke vazhduar me akuzimin e Britanisë se Madhe për armatim të Kosovës. Kësaj pune i thonë, mos e vet se të kallxon vet.

Në këtë situatë do të ishte gabim i rëndë i perëndimit nëse Vuçiqit i jepet roli i “njeriut të paqes” ashtu si ju dha edhe Millosheviqit pas Marrëveshjes së Daytonit, duke ia lënë të hapur hapësirën e manovrimit në raport me Brukselin e Washingtonin në kurriz të fqinjëve të Serbisë.

Gabimet e tilla mund ta kthejnë shumë lehtë rajonin në vitet e 1990-ta dhe këto nuk duhet të lejohen. Puna e përbashkët e Kosovës me Malin e Zi dhe Kroacinë, në këtë situate e cila shikohet me thjerrëza të tjera nga Tirana zyrtare, duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës në zmbrapsjen e Vuçiqit dhe këndelljen e perëndimit për pritjet që i kanë nga “njeriu i paqes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Lajme
Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Lajme
'Reporting House' prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

'Reporting House' prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Lajme
Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Lajme
Kalo në kategori