LAJMI I FUNDIT:

PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër në marrëveshje të përkohshme

PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër në marrëveshje të përkohshme

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në marrëveshjen e arritur të martën në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas planit evropian.

Në njoftim bëhet e ditur se, Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e Kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë.


Në komunikatën e PDK-së thuhet se, “dje, përmes pranimit të propozimit evropian, fatkeqësisht, ndodhi ajo që PDK kishte paralajmëruar disa herë gjatë javëve dhe muajve të fundit. Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet. Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

“Për më shumë, në propozimin zyrtar nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Përkundrazi, aty flitet për kompetenca të zgjeruara për komunitetin serb, që rrezikojnë të qojnë drejt autonomisë substanciale dhe, po ashtu, flitet për statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, që rrezikon të qojë drejt ekstra-territorialitetit”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se, për dy vjet me radhë, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. PDK e ka inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i ka ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Për fat të keq, Kryeministri Kurti injoroi çdo ndihmë e këshillë që i është dhënë dhe kokë më vete e në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut.

Rrjedhimisht, ai mundësoi zëvendësimin e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër me një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër. Pikërisht, ashtu siç ka synuar Serbia në këtë proces të dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori