LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja përkrah Projektligjin për Buxhetin e Kosovës

PDK-ja përkrah Projektligjin për Buxhetin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza gjatë seancës plenare ku po diskutohet rishikimi i buxhetit të Kosovës ka thënë se PDK do të votojë pro buxhetit  të Kosovës për vitin 2020.

Hamza tha se duke u bazuar në nevojat e qytetarëve dhe të bizneseve, PDK-ja do ta përkrah këtë projektligj.


“Më mirë është ta përkrahim buxhetin se mos ta përkrahin. Në emër të PDK-së do ta përkrahim buxhetin, kemi konsistencë në këtë pikë. Duke pa situatën, nevojat e vendit, nevojat e qytetarëve si dhe te bizneseve do ta përkrahim Buxhetin e Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ai po ashtu kujtoi seancën e Kuvendit kur Qeveria Kurti e kishte sjellë ligjin për buxhetin.

“Qeveria e kaluar, në mënyrë qysh e solli dhe e procedoi në Kuvend, jo vetëm që nuk ishte mënyra e duhur, por buxheti ishte tërësisht në shpërpushje me situatën dhe nevojat e saj. Një buxhet jo adekuat për situatën. Vazhduan me improvizime, dhe duke dashur që të improvizojnë kanë sjellë vendime që nuk e kanë pasur bazën në ligj dhe nuk kanë qenë të implementueshme. Ne si PDK vazhduam me iniciativa ligjore, dhe për teke politike nuk u morën në konsideratë u vonuan e stër vonuan dhe ende sot nuk e ka marr atë epilogun përfundimtarë”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/