Vladimir Putin njoftoi me 14 mars, tërheqjen e pjesës më të madhe të kontigjentit ushtarak të Rusisë nga Siria. Mirëpo, tri ditë më pas anija që ka bërë furnizimin e forcave ruse, Yauza, e la portin e Detit të Zi në Novorossiysk të Rusisë për të shkuar në qendrën ushtarake detarë të Rusisë në Siri, Tartous, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ajo dukej e rëndë sepse ishte zhytur aq poshtë në ujë sa që vija e ngarkesës mezi dukej, shkruan mediumi, transmeton KosovaPress.


Udhëtimi i saj dhe i disa anijeve të tjera të tjera ruse për në Siri, në dy javët pasardhëse nga shpallja e tërheqjes të pjesshme nga Putinit, sugjerojnë se Moska, në fakt, po dërgon më shumë pajisje dhe furnizime në Siri se po kthen prapa.