LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se me veturë u rrokullisën nëpër shkëmbin mbi 90 metra lartësi, çifti amerikan shpëton me disa gërvishtje  

Pavarësisht se me veturë u rrokullisën nëpër shkëmbin mbi 90 metra lartësi, çifti amerikan shpëton me disa gërvishtje  

Cloe Fields dhe i dashuri i saj Christian Zelada mbijetuan, pavarësisht që vetura e tyre doli nga rruga në Kaliforni dhe ra nga 90 metra lartësi.

Çifti ishte në një shëtitje me veturë në afërsi të shtëpisë së tyre në Glendale, kur Zelada u ndal për t’i lëshuar rrugën një veture tjetër, transmeton Telegrafi.


Brenda pak sekondash, Hyundai Elantra e tyre u fut në një rrugë me zhavorr dhe u rrokullis nga një shkëmb përgjatë autostradës pyjore Angeles.

“Gjithçka që mund të shihnim ishin pemët, papastërti dhe tym. Jemi përplasur nëpër pemë. Pastaj ndjemë një rrotullim dhe ishim me kokë poshtë”, tha Fields për revistën People.

Vetura e tyre u rrokullis dhe mbeti me rrota lartë, pasi ra nga gati 90 metra. Është interesant se shpëtuan me vetëm disa gërvishtje.

“Fillimisht thash me vete ku e kam telefonin”, tha Fields.

E pikërisht telefoni i saj përdor teknologjinë e re për raportim të menjëhershëm të aksidentit, dhe kërkon ndihmë përmes valëve satelitore të Apple, që alarmoi autoritetet duke arritur t’i lokalizojnë.

Brenda 30 minutave, ekipet e shpëtimit u shfaqën në vendin e ngjarjes, ku i shpëtuan dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Los Angeles.

Helikopteri për operacione të kërkim shpëtimit i tërhoqi me litar, kurse në spital u konstatua se përpos disa gërvishtje, nuk janë lënduar rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori