LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht dallimeve kulturore, njerëzit e ‘ndjejnë’ muzikën në mënyrë të ngjashme

Pavarësisht dallimeve kulturore, njerëzit e ‘ndjejnë’ muzikën në mënyrë të ngjashme

Hartat trupore të ndjesive muzikore përgjithësohen nëpër kultura

Çfarë lloj muzike ju ngre në këmbë? Një studim finlandez zbulon se njerëzit nga kultura të ndryshme kanë të njëjtat ndjesi trupore kur dëgjojnë muzikë të njëjtë. A i dini motivet se pse ndodh ky fenomen?


Lëvizja dhe emocionet janë të lidhura pazgjidhshmërisht me muzikën, gjithashtu edhe ritmet muzikore me njerëzit. Por, nëse muzika është “gjuha universale e njerëzimit”, a do të thotë kjo që ne të gjithë i përgjigjemi asaj në të njëjtën mënyrë?

Një studim i ri në Finlandë tregon se pavarësisht dallimeve kulturore, trupat dhe mendjet reagojnë në mënyrë të ngjashme ndaj muzikës që konsiderohet e lumtur, e trishtuar, e butë, e frikshme, agresive ose e zhurmshme.

“Njerëzit duket se e ndjejnë muzikën në mënyrë të ngjashme në vende të ndryshme të botës,” tha studiuesja finlandeze Vesa Putkinen për Euronews Culture. “Pra, kjo tregon se ka diçka universale në mënyrën se si muzika aktivizon trupin tonë.”

Putkinen dhe ekipi Turku PET Centre në Finlandë krahasuan pjesëmarrësit nga Azia Lindore dhe ajo Perëndimore, duke zgjedhur dy kultura që ishin gjeografikisht të kundërta, me tradita të ndryshme muzikore.

Së bashku me disa studiues në Kinë, ata anketuan rreth dy mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kinë sesi ndiheshin teksa dëgjonin muzikë. Pjesëmarrësve iu kërkua të dëgjonin të njëjtat klipe muzikore dhe më pas të ngjyrosnin një vizatim të trupit të njeriut, duke treguar se cilat zona të trupit ndjenin të ndryshuara gjatë këngës.

Rezultatet dëshmuan atë që studiuesit e quajtën “Hartat e ndjesisë së trupit (BSM)”, çka tregoi se si ndjesitë trupore të njerëzve ndryshonin teksa dëgjonin të njëjtën këngë. Këto harta të ndjesisë së trupit përpilojnë përgjigje nga pjesëmarrësit në studim, të cilat tregojnë se në të gjitha kulturat njerëzit përgjigjen në mënyrë të ngjashme ndaj së njëjtës muzikë.

Hulumtimet kanë treguar tashmë se njerëzit në mënyrë universale tundin kokën dhe apo lëvizin këmbët kur dëgjojnë muzikë, një përgjigje pothuajse refleksive që fillon të shfaqet qysh kur jeni fëmijë.

Nëse njerëzit nuk lëvizin fizikisht, ekspozimi ndaj muzikës mund të aktivizojë zonat ndijore në tru, që do të thotë se truri po mendon lëvizjen, citon Anabel.

Ndaj, nuk ka dyshime pse njerëzit nga çdo cep i botës reagojnë thuajse njësoj ndaj muzikës së njëjtë që dëgjojnë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori