Nga Patrikana e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej ka përçuar mesazhe provokuese duke thënë se “një nga problemet qendrore me të cilat përballet Kisha dhe populli serb është çështja e Kosovës, e cila prej kohësh është nën pushtim”.
Patriarku Irinej në fillim të seancës majit rregullt e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës.
“Me vullnetin të fuqishmëve të kësaj bote, toka e jonë e shenjtë e ‘Kosovës dhe Metohisë’ paraprakisht përjetoi vuajtjen më të madhe, që ka tejkaluar të gjitha vuajtjet e mëparshme në historinë e saj, në mënyrë që në fund të shkëputet nga Serbia dhe të shpallet një shtet i pavarur shqiptar, të paktën është në përpjekje. Më parë, ndodhi ndjekja e popullit serb, numerikisht më e madhja nga të gjitha ndjekjet dhe shpërnguljet e deritashme, kështu që pjesët e qendrore të Kosovës dhe Metohisë kanë mbetur krejtësisht pa popullatë serbe”, ka thënë patriku Irinej, në fillim të Kuvendit të rregullt të majit të e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilin e transmetojnë mediat serbe, patriku Irinej ka thënë se “Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur dhe ruajtur ‘Kosovën dhe Metohinë’, por fuqitë evropiane dhe amerikanët nuk kanë ndjenja për drejtësinë dhe të vërtetën”.
“Problemi më i madh për neve, kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, është fakti se kemi mbetur një numër i vogël. Është të bëhet më shumë në kthimin e popullatës. Në Prizren jetojnë dhjetëra serbë, e situatë e ngjashme është edhe në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë … Ka pak vullnet për kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, kurse ata që duan ta bëjnë këtë, nuk kanë ku të kthehen “, tha patriarku serb.
Ai përkujtoi se Serbia ndan mjete të konsiderueshme financiare për njerëzit dhe Kishën në Kosovë dhe Metohi, dhe se ndihmojnë edhe individë të ndryshëm.
Patriku Irinej theksoi se mbajtja e Kuvendit të Sinodit të Shenjtë në Patrikanën e Pejës, është një inkurajim i madh për popullin serb në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë