LAJMI I FUNDIT:

Pato: Ndoshta kthehem një ditë në Itali

Pato: Ndoshta kthehem një ditë në Itali

Alexandre Pato nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet te Milani.

Pato kishte shënuar 63 gola në 150 ndeshje për Milanin mes viteve 2008 dhe 2012, duke e fituar një titull të Serie A në vitin 2011, por në këto vite kishte shumë lëndime.


“Kam kaluar shumë vite të bukura në Itali me Milanin, kam aq shuëm memorie të bukura”.

“Të gjithë e dinë se më mungon Italia dhe kthehem atje sa herë që mundem. Kush e di…”.

“Ishte kurorëzimi i një sezoni të tërë, me shumë kampionë të Milanit: Gattuso, Pirlo, Ibrahimovic, Seedorf, Nesta, Van Bommel, Thiago Silva …”

“Me Ibra dhe Robinho, ne shënuam të njëjtin numër golash. Gjithashtu mbaj mend golin tim në Verona kundër Chievos, në 25 vjetorin e presidencës së Berlusconit, më emocionon”.

“Nuk harrohen as dy golat në derbi”, ka thënë Pato.

Pas largimit nga Milani, Pato kishte shkuar në Brazil, ndërsa u kthye në Evropë dhe luajti me Villarrealin dhe Chelsean, para se të shkonte në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori