LAJMI I FUNDIT:

Pasuria neto e Jeff Bezos u rrit në 188.2 miliardë dollarë

Pasuria neto e Jeff Bezos u rrit në 188.2 miliardë dollarë

Pasuria Neto e Jeff Bezos u rrit në 188.2 miliardë dollarë, pasi vetëm të enjten atij iu shtuan në xhirollogari edhe 5.6 miliardë dollarë, ndërkohë u rrit edhe vlera e aksioneve të kompanisë Amazon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksionet e Amazon; E-commerce dhe Behemoth, që Bezos i themeloi 26 vite më parë, pësuan rritje të mërkurën duke e çuar vlerën e kapitalit të kompanisë në 1.54 trilion dollar.


Gjatë muajit mars, aksionet e Amazonës në fillim ranë në 15 për qind, për shkak të pandemisë së coronavirusit. Që atëherë, partnerët u mobilizuan për të bashkuar forcat, duke rritur më shumë se 80 për qind të aksioneve, kur konsumatorët shfrytëzuan tregtinë elektronike për të blerë mallra përmes internetit.

Jeff Bezos, mori titullin e njeriut më të pasur në botë në vitin 2017, megjithëse kjo zgjati vetëm disa orë, pasi Amazon raportoi humbje të mëdha në tremujorin e dytë në po të njëjtën ditë. Ndërkohë në muajin tetor të vitit 2017, Bezos u ngrit përsëri pas një raporti të fitimeve në tremujorin e tretë. /Telegrafi/