LAJMI I FUNDIT:

Pasuria 11 milionë dollarëshe e reperit të ndjerë Mac Miller, ndahet midis miqve dhe familjes së tij

Pasuria 11 milionë dollarëshe e reperit të ndjerë Mac Miller, ndahet midis miqve dhe familjes së tij

Kanë kaluar pak më shumë se një vit nga vdekja tragjike e reperit Mac Miller.

Dhe tani pasuria e tij prej 11 milionë dollarësh më në fund u ngrit dhe u nda midis miqve dhe familjes së tij të ngushtë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Vlera neto e vlerësuar e reperit arriti në rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të pasurive që përfshinin vlerat e pasurisë dhe paratë e gatshme, raporton TMZ.

Mac Miller (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërsa prindërit e tij dhe vëllai i tij, Miller McCormick, do të marrin shumicën e sendeve, miqtë e tij të ngushtë janë regjistruar për të marrë mjaft nga gjërat personale të yllit gjithashtu.

Para se të vdiste, Mac la një testament në të cilin ai shkruajti udhëzime specifike për njerëzit e afërt në jetën e tij, duke përfshirë lënien e rrobave dhe pajisjeve elektronike të tij, mikut, Bryan Johnson.

Një vit pas vdekjes, prokurorët akuzojnë njeriun që i shiti fentanil të falsifikuar Mac Millerit duke e çuar drejt vdekjes
Lexo po ashtu Një vit pas vdekjes, prokurorët akuzojnë njeriun që i shiti fentanil të falsifikuar Mac Millerit duke e çuar drejt vdekjes

Do të thotë që shoku i tij do të jetë në pronësi të të gjitha televizioneve, laptopit dhe iPad-eve. Një tjetër mik, Q Chandler-Cuff do të marrë të gjitha stolitë e argjendit, të cilat vlerësohet se arrijnë shifra ‘disa dhjetëra mijëra dollarë’.

Mac Milleri, i njohur si ish-i dashuri i Ariana Grandes (Foto: Getty Images/Dave Hogan for One Love Manchester/Guliver)

Dylan Reynolds është vendosur të marrë të gjitha instrumentet dhe pajisjet e tij, përfshirë kitarat e tij në vlerë 5000 dollarë.

Dhe shoku i tij i fundit Jimmy Murton do të marrë mobiljet e tij.

Kjo e lë familjen e tij me rreth pesë milion dollarë në atë që ai kishte në llogaritë e tij bankare dhe të brokerimit dhe sende të tjera që nuk i fuste në testamentin e tij.

Mac Miller (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Artisti i nominuar nga “Grammy” ndërroi jetë vitin e kaluar për shkak të një mbidoze të dorgës.

Tregtari i tij i drogës u arrestua kohët e fundit nga policia për përfshirjen e tij në vdekjen e reperit, ku në raporte citohet se ai “i dha atij një dozë vdekjeprurëse të drogave të përziera”. /Telegrafi/

Mac Miller (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori