LAJMI I FUNDIT:

Pasuesi i May, Johnson fiton sfidën e parë

Pasuesi i May, Johnson fiton sfidën e parë

Ish-Ministri i Jashtëm Britanik dhe ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, kryeson bindshëm garën për t’u bërë kryeministri i ri i Britanisë dhe drejtuesi i partisë në pushtet, konservatorëve, pas dorëheqjes së ish- kryeministres Theresa May.

Nga 313 deputete konservatore të qendrës së djathtë, 114 votuan për Boris Johnson i cili duket se është në qëndrimet e tij më afër çështjes që dominon politikën britnaike vitet e fundit, atë të Brexit.


Boris Johnson, padyshim nuk përbën lajm të mirë për drejtuesit e ardhshëm BE-së dhe duket se nëse ai konfirmohet si drejtuesi i ri i konservatorëve dhe automatikisht kryeministri i ri i Britanisë, edhe pse rruga është e gjatë, por pa shumë pengesa të dukshme, do ti duhet të ketë sukses pikërisht aty ku dështoi paraardhësja e tij, ish- kryeministrja Theresa May, në marrëdhëniet e ardhshme të ishullit me kontinentin.

Edhe pse paradoksale, fakti është se kryeministri i Britanisë do të zgjidhjet faktikisht vetëm nga disa qindra mijëra votues të konservatorëve përkundër miliona votuesve britanik. Boris Johnson, njihet si një politikan eksentrik i cili në postet që ka mbajtur sidomos në politikën e jashtme njihet për disa gafa të kushtueshme.

Ai duket i preferuari i presidentit amerikan Donald Trump,i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Londër haptazi deklaroi preferencën e tij për kandidaturën e Boris Johnson. Duket se dy vendet Anglo-Saksone të Atlantikut, do kenë drejtues eksentrik dhe konstravers, të cilët i bashkon ndër të tjera edhe ngjyra e flokëve dhe modeli i veçantë i krehjes së tyre. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori