LAJMI I FUNDIT:

‘Pastrimi’ paralajmëron protestë për mospërfshirje në Pakon Emergjente Fiskale

‘Pastrimi’ paralajmëron protestë për mospërfshirje në Pakon Emergjente Fiskale

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë thotë se është e zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi dy herë u është refuzuar kërksa për protestë.

Sipas tyre, kjo protestë ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë së punëtorëve për mospërfshirjen në Pakon Emergjente.


“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Prandaj, “Pastrimi” thotë se ka respektuar me korrektësi refuzimin e kërkesës se Policisë se Kosovës, por sipas tyre është e papranueshme të refuzohet një kërkesë e tillë.

“Kërkesa jonë adresuar tek Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël të punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”, vijon njoftimi.

Lidhur me këtë, kompania paralajmëron protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 09:00 deri në 12:00. /Telegrafi/