Mbrëmjen e kaluar u zhvillua Prime i radhës në Ferma VIP, i cili solli surpriza, diskutime dhe momente emocionale që mbajtën të angazhuar publikun deri në fund të spektaklit.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes, por që mori vëmendje të madhe edhe pas përfundimit të transmetimit, ishte ardhja e fëmijëve të DJ Bujakës në fermë.


Të veshur si kuzhinierë të vegjël, ata e pritën babain e tyre në oborr, duke përgatitur pica dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare.

Ferma VIP/YouTube

Pasi DJ Bujaka u takua me ta, fëmijët, të cilët shfaqeshin shumë të lumtur dhe pozitivë, kërkuan menjëherë të takonin një person që e pëlqenin shumë dhe e donin, Mozën.

Me kërkesë të tyre, Arbana e thirri Mozën në oborrin e fermës për këtë takim të veçantë.

Ferma VIP/YouTube

Momenti ishte mjaft emocional dhe i paharrueshëm. Njëri nga djemtë e Bujakës vrapoi i pari drejt saj, i ndjekur menjëherë nga motra dhe vëllai i tij, ndërsa Moza iu afrua me energji pozitive duke vrapuar dhe duke i përshëndetur me entuziazëm.

Fëmijët iu hodhën në krah duke e përqafuar, duke krijuar një skenë që u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale menjëherë pas spektaklit.

Për shumë shikues, ky moment u konsiderua si një nga më të bukurit dhe më të veçantët e gjithë natës së Ferma VIP. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com