Në javën e ardhshme do të publikohet videoklipi më i ri i këngëtares Ilira Gashi që titullohet “Bad Boy”.

Kënga është realizuar nga Mixey, ndërsa xhirimet janë bërë nga produksioni Entermedia.


Ilira është një shqiptare e rritur në Zvicër dhe është këngëtare që ka filluar të bëhet e njohur në mediat zvicerane dhe shqiptare.

Ajo ka qenë kandidate për ta përfaqësuar Zvicrën në Eurovision në vitin 2011 me këngën “Home” duke arritur mjaft sukses dhe duke u bërë e njohur për publikun zviceran.

Është e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër se Ilira po përpiqet që t’i përfaqësojë sa më denjësisht.

Gjatë muajit maj, ajo është prezantuar me videoklipin e këngës “Losing My Mind” që është bashkëpunim me një reper nga Berna, Tarick One, të cilin jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/