LAJMI I FUNDIT:

Pasi dëgjon dënimin, shqiptari çudit të pranishmit në sallën e gjyqit

Pasi dëgjon dënimin, shqiptari çudit të pranishmit në sallën e gjyqit

Sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten.

Në sallën e gjykimeve të porotës të Gjykatës së Landit në Ulm, të mërkurën ka ndodhur një incident, ku një azilkërkues nga Shqipëria ka reaguar shumë rëndë pasi i është shqiptuar dënimi pas akuzave për tentative vrasje.


Burri 48 vjeçar, sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot, shkruan augsburger-allgemeine.de.

Pastaj ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten. Është dashur ndërhyrja e disa zyrtarëve për ta neutralizuar personin e përmendur derisa kanë ardhur sanitarët dhe një mjeke e emergjencës të cilët e kanë udhëzuar menjëherë për në Klinikën Universitare.

Agresiviteti i azilkërkuesit në fjalë kishte rënë në sy që në pesë seancat paraprake duke ju ndërhyrë në fjalë disa dëshmitarëve, transmeton albinfo.ch.

Ai kishte kërcënuar me vdekje vazhdimisht shumë nga të strehuarit tjerë shqiptarë në qendrën e azilit në Blaustein dhe kishte rrahur disa herë disa fëmijë dhe çifte pleqsh. Por, para gjyqit ai ka thënë se është zënë me bashkatdhetarët e tij për shkak se, sipas tij, ata nuk kërkonin punë në Gjermani por vetëm sorollateshin dhe pinin alkool si dhe nuk u përmbaheshin rregullave të higjienës. Ndërsa fqinjët e tij ishin ankuar me një letër të dërguar autoriteteve se “ishin terrorizuar nga personi, për çka kishte ndodhur që nga frika, në mesnatë të iknin nga banesa.

Situata kishte shpërthyer kur ai kishte kërcënuar familjen fqinje e cila donte ta padiste pasi që ai kishte rrahur vajzën e tyre. Kur 48 vjeçari kishte kërkuar ta tërhiqnin padinë dhe ata nuk kishin pranuar, i akuzuari kishte marrë sëpatën e mishit nga kuzhina duke sulmuar fqinjin me të, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, sipas gjykatës ai kishte për qëllim ta mbyste atë duke e goditur në kokë ose së paku, e kishte marrë në konsideratë edhe vrasjen e tij. Goditja e parë me sëpatë e kishte kapur personin e sulmuar që por me dorën e ngritur lart. Me atë rast ai ka pësuar lëndim të lehtë.

Goditjet tjera vrasëse janë penguar falë alarmimit që kanë bërë gruaja e viktimës dhe e sulmuesit. Edhe pse xhirimet e bëra nga videokamera e dëshmonin shumë qartë zhvillimin e ngjarjes, kjo nuk e ka ndaluar të akuzuarin që të tregonte versionin e vet. Por trupi gjykues i ka besuar videos dhe jo rrëfimit të tij.

Është interesante se prokuroria ka kërkuar dënim më të butë se sa që i ka shqiptuar gjykata: 2 vjet burg për lëndim të rrezikshëm trupor. Dhe, duket se fakti që dënimi i kumtuar nga trupi gjykues dukshëm më i lartë se propozimi i prokurorisë ka qenë shkaktari i shpërthimit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori