LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta e Singaporit më e forta në botë, e Kosovës në të njëjtën pozitë me Bangladeshin e Iranin

Pasaporta e Singaporit më e forta në botë, e Kosovës në të njëjtën pozitë me Bangladeshin e Iranin

Sistemi vjetor i vlerësimit i ka renditur pasaportat e Singaporit dhe të Japonisë si më të fuqishmet për vitin 2018.

Këto dy shtete e kanë mposhtur Gjermaninë nga renditja e vitit të kaluar, sipas indeksit të përpiluar nga kompania ligjore ‘Henley & Partners’


Në këtë indeks gjithashtu tregohet se pasaporta britanike mbetet në vend të katërt, ndërkaq SHBA-të në vendin e pestë.

Këto renditje publikohen çdo vit dhe bazohen në numrin e shteteve që një pasaportë mund t’i jap qasje një personi për t’i vizituar pa pasur nevojë të merr vizë.

Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë ua mundësojnë qytetarëve të tyre t’i vizitojnë pa viza gjithsej 180 shtete përgjatë globit.

Në vendin e dytë është Gjermania, e cila e ka lëshuar fronin e pozitës së parë. Gjermanët mund t’i udhëtojnë gjithsej 179 shtete pa viza.
Në pozitën e tretë gjenden së bashku pasaportat e Francës, Italisë, Spanjës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Koresë së Jugut – që të gjitha kanë qasje pa viza në 178 shtete.

Pasaporta e Britanisë është e katërta, ku britanikët mund t’i vizitojnë 177 shtete pa viza, krahasuar me vitin e kaluar që kanë mundur 173 shtete.

Në foto: Pasaporta e Kosovës, e cila është e barabartë me atë të Bangladeshit, Iranit e Libanit

Në këtë indeks gjendet edhe Kosova, e cila fatkeqësisht është e renditur në pozitën e 97’të bashkë me Iranin, Libanin dhe Bangladeshin.
Në anën tjetër, Shqipëria është e renditur e 54’ta bashkë me Gjeorgjinë dhe Belizen.
Më poshtë e keni një fotografi në të cilën e keni listën e plotë të shteteve dhe pozitën në të cilën renditen sa i përket fuqisë që kanë pasaportat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori