LAJMI I FUNDIT:

Pas Zelenskyt edhe kryeministrja estoneze kërkon të mos lëshohen viza turistike për rusët

Pas Zelenskyt edhe kryeministrja estoneze kërkon të mos lëshohen viza turistike për rusët

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, i ka bërë thirrjeve shteteve evropiane që të ndalen duke lëshuar viza turistike për rusët – në kohën kur ky vend po zhvillon luftë në Ukrainë.

Ajo është e bindur se vizitat në Evropë janë privilegj, jo e drejtë e njeriut. Trafiku ajror për Rusinë është mbyllur, transmeton Telegrafi.


“Të vizitosh Evropën është privilegj, jo e drejtë e njeriut. Trafiku ajror për Rusinë është mbyllur”, shkroi ajo në profilin e saj në Twitter.

Zelensky kërkoi që rusëve t’ju ndalohet udhëtimi nëpër botë, reagon Kremlini
Lexo po ashtu Zelensky kërkoi që rusëve t’ju ndalohet udhëtimi nëpër botë, reagon Kremlini

Kryeministrja estoneze ka theksuar se ka ardhur koha që t’i jepet fund vizitave turistike për Rusinë.

E të njëjtat deklarata i ka bërë sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i kërkoi BE-së që t’ua ndalojë rusëve udhëtimet.

Kjo deklaratë e tij nuk i pëlqeu fare Moskës, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e Zelenskyt janë irracionale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori