LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kërkoi që rusëve t’ju ndalohet udhëtimi nëpër botë, reagon Kremlini

Zelensky kërkoi që rusëve t’ju ndalohet udhëtimi nëpër botë, reagon Kremlini

Pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që t’ju ndalohet udhëtimi të gjithë rusëve, ka reaguar Kremlini.

Reklama

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “propozimi” ishte irracional – duke shtuar se Evropa fillimisht duhet të vendosë nëse dëshiron të paguaj faturat e Zelenskyt, transmeton Telegrafi.

Ai këmbënguli se nuk ka gjasa që rusët të izolohen nga pjesa tjetër e botës.

Kievi pretendon se 300 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Kievi pretendon se 300 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit

“Mendim irracional dhe një peshim i gabuar. Kjo vetëm sa do të ndikonte më shumë negativisht. Çdo tentim për të izoluar Rusinë apo rusët është një proces pa perspektivë”, shtoi Peskov.

Zelensky citohet nga Washington Post, të ketë thënë se rusët do të duhej të detyroheshin të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre.

Deri më tani sanksionet perëndimore kanë goditur kompani ruse dhe politikanë, por jo edhe qytetarët e rëndomtë rusë.

Gjithçka kjo po ndodhë si pasojë e luftës së filluar në Ukrainë, ku forcat ruse vazhdimisht po bombardojnë qytetet ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Evropa
Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Evropa
Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Evropa

"Mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas", rusët që nuk duan të luftojnë, gëzohen kur arrestohen nga Ukraina

Evropa
Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Evropa
Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Amerika
Kalo në kategori