Gjenerali i lartë amerikan thotë se F-16 ukrainas ka rrëzuar për herë të parë një aeroplan luftarak rus

Gjenerali Dan Caine, shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, ka thënë se një aeroplan luftarak ukrainas F-16 ka rrëzuar së fundmi një aeroplan luftarak rus në luftime ajër-ajër për herë të parë.
Kjo ështëbërë e ditur nga Caine gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Buxhetit të Senatit Amerikan në Uashington, transmeton Telegrafi.
Gjatë seancës dëgjimore, senatori demokrat Richard Durbin pyeti se çfarë ndikimi do të kishte një ndërprerje e mundshme trevjeçare e financimit për mbrojtjen ajrore në Ukrainë.
CJCS Gen. Caine confirms that a Ukrainian Air Force F-16 shot down a Russian Su-35 in air to air combat. pic.twitter.com/P02lthZsLa
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) July 21, 2026
Në përgjigje, Caine foli për zhvillimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.
"Dua të theksoj punën e jashtëzakonshme që po bën baza industriale e Ukrainës ndërsa shkallëzon aftësitë e saj ajër-ajër. Ajo varion nga aftësitë e saj tokë-ajër deri te aftësitë e saj ajër-ajër", shtoi ai.
Ai përshkroi një betejë të kohëve të fundit ajrore në të cilën një aeroplan luftarak ukrainas F-16 rrëzoi një aeroplan luftarak rus.
June 8: Ukraine shot down a Russian Su-35 fighter jet 42 km (26 miles) behind the front line.
It was a well-planned ambush. Three Ukrainian F-16s acted as bait. When the Su-35 moved in to intercept them, a hidden Patriot air defense system shot it down. pic.twitter.com/6e63BPyoR4
— Ed from Ukraine (@EdFromUkraine) July 9, 2026
"Do të theksoj se kohët e fundit patëm vrasjen e parë ajër-ajër, ku një F-16 ukrainas rrëzoi një aeroplan luftarak rus. Pra, mendoj se aftësia e tyre për të shkallëzuar mbrojtjen e tyre ajrore të shtresuar ka përparuar shumë gjatë dy viteve të fundit me ndihmën dhe asistencën e shumë njerëzve", shtoi ai. /Telegrafi/



































