LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit për Ratko Mlladiqin, reagon gruaja e kriminelit serb: Dënimi me burgim të përjetshëm, goditje për familjen

Pas vendimit për Ratko Mlladiqin, reagon gruaja e kriminelit serb: Dënimi me burgim të përjetshëm, goditje për familjen

Bosiljka Mlladiq, gruaja e kriminelit të luftës dhe xhelatit të Ballaknit, Ratko Mlladiq, tha se ai “nuk e meritonte dënimin e dhënë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë”.

Ajo pretendon se Mlladiq, si burrë dhe si ushtar, është jashtëzakonisht i moralshëm dhe i drejtë, raporton klix.ba.


“Ai nuk e meritonte një dënim të tillë. Ratko, si njeri dhe si ushtar, është shumë i moralshëm, i drejtë. Unë mendoj se një ditë do të vijnë ato ditë që do të dëshmojnë se ai nuk u gjykua nga ligji ose drejtësia”, tha gruaja e kriminelit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin
Lexo po ashtu Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin

Ajo vuri në dukje se vendimi i shkallës së dytë që dënon Ratko Mlladiqin me burg të përjetshëm ishte “goditja e fundit nga e cila familja do ta ketë të vështirë të shërohet”.

“Tani, por vetëm tani, ky vendim i padrejtë gjykate është shenja më e thellë”, tha ajo, duke shtuar se është i bindur se “për gjeneralin Mlladiq, një ditë do të shkruhet ndryshe”.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi dje dënimin me burgim të përjetshëm për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Srpska, Ratko Mlladiq. Ai u dënua, ndër të tjera, për gjenocid në Srebrenicë. /Telegrafi/