LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit me thikë në një park lodrash në Francë, deklarohet presidenti Emmanuel Macron

Pas sulmit me thikë në një park lodrash në Francë, deklarohet presidenti Emmanuel Macron

Një emigrant nga Siria goditi me thikë të paktën tetë fëmijë dhe prindërit e tyre në një kënd lojërash në qytetin francez Annecy rreth orës 9:45 të mëngjesit të sotëm.

Sulmi ndodhi në një shesh lojërash pranë një liqeni, ku sipas mediave franceze, në atë kohë ndodhej një grup fëmijësh tre deri në pesë vjeç.


Gjithashtu foli edhe presidenti francez Emmanuel Macron për sulmin që shokoi opinionin në Francë, transmeton Telegrafi.

Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat
Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat

“Një sulm frikacak këtë mëngjes në një park në Annecy. Fëmijët dhe të rriturit janë mes jetës dhe vdekjes. Kombi është në shok. Jemi me ta, si dhe me familjet e tyre dhe shërbimet e mobilizuara të shpëtimit”, shkroi Macron në Twitter.

Mediat lokale raportojnë se dy fëmijë dhe një i rritur janë në gjendje kritike.

Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë - publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit
Lexo po ashtu Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë - publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit

I dyshuari mashkull (31) është arrestuar menjëherë pas sulmit. Figaro raporton se ai ka aplikuar për azil më 28 nëntor 2022, sipas procedurës normale.

Ndërkohë, atij iu dha statusi i refugjatit në Suedi me një vendim të datës 26 prill 2023.

Sulm i tmerrshëm këtë mëngjes në Annecy. Të gjitha mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet. Unë jam në vendin e sulmit dhe do të flas në orën 12:30 me prefektin e Haute-Savoie dhe prokurorin publik. Ju lutemi shmangni sektorin Pakuirier për mbarëvajtjen e operacioneve”, shkroi kryebashkiaku François Astorg.

Theren me thikë disa persona, duke përfshirë fëmijë në një park në Francë
Lexo po ashtu Theren me thikë disa persona, duke përfshirë fëmijë në një park në Francë

Dëshmitarët i thanë më parë Le Dauphin se një burrë filloi të sulmonte fëmijët në një park lojërash. Kryeministrja franceze Elizabeth Bourne dhe ministri i Policisë, Gérald Darmanin shkuan në vendin ku ka ndodhur sulmi. /Telegrafi/