LAJMI I FUNDIT:

Pas suksesit në MTV EMA, Bebe Rexha dhe David Guetta do të performojnë edhe në American Music Awards 2022

Pas suksesit në MTV EMA, Bebe Rexha dhe David Guetta do të performojnë edhe në American Music Awards 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhuroi një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.

Ajo interpretoi ‘live’ para publikut evropian hitin e saj më të fundit, “I’m good (blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.


Dyshja madje u shpërblyen gjatë mbrëmjes edhe me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, pas suksesit që kënga “I’m good (Blue)” shënoi duke kryesuar në top-listat britanike dhe amerikane.

E pas një performance madhështore në MTV EMA, dy artistët do të performojnë edhe në eventin e rëndësishëm amerikan të ndarjes së çmimeve të muzikës.

Rexha dhe Guetta janë ftuar për të performuar edhe në American Music Awards 2022 po të njëjtin hit.

Ngjarja mbahet më 21 nëntor në teatrin Microsoft në Los Angeles, dhe përveç Bebe Rexhës e pranishme pritet të jetë edhe shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Kjo e fundit është nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin e saj me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”.

Hera e fundit kur Bebe Rexha performoi në AMA ishte në vitin 2020, në bashkëpunim me reperen Doja Cat, ku së bashku interpretuan këngën “Baby, I’m Jealous”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori