LAJMI I FUNDIT:

Pas Suga, edhe dy anëtarë të tjerë të grupit “BTS” rezultojnë pozitiv me COVID-19

Pas Suga, edhe dy anëtarë të tjerë të grupit “BTS” rezultojnë pozitiv me COVID-19

Anëtarët e grupit, BTS, RM dhe Jin janë diagnostikuar me COVID-19.

Një ditë pasi anëtari tjetër i grupit të djemve, Suga rezultoi pozitiv për sëmundjen të premten, Big Hit Music – kompania e menaxhimit për grupin e njohur të muzikës K-pop – njoftoi në një deklaratë të shtunën se RM, 27-vjeç dhe Jin, 29, gjithashtu janë infektuar me coronavirus.


“Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndjekur orarin e tij personal si pjesë e periudhës së pushimeve të tij zyrtare, RM iu nënshtrua menjëherë testit PCR, i cili rezultoi negativ dhe u fut në vetëkarantinë në shtëpinë e tij, siç kërkohet nga procedurat e kontrollit të COVID-19. Megjithatë, ai iu nënshtrua testit PCR të shtunën, përpara daljes së tij të planifikuar nga karantina dhe u zbulua se ishte pozitiv për COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Foto: Getty

“Jin u kthye në Kore të hënën, më 6 dhjetor dhe iu nënshtrua testit PCR menjëherë pas kthimit të tij dhe përsëri para lirimit të tij nga vetë-karantina, testi doli negativ në të dyja rastet. Sidoqoftë, duke ndjerë simptoma të ngjashme me gripin [të shtunën] pasdite ai iu nënshtrua testit PCR dhe doli pozitiv për COVID-19 më vonë gjatë mbrëmjes”, vazhdoi deklarata.

Anëtari i grupit “BTS”, Suga rezulton pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Anëtari i grupit “BTS”, Suga rezulton pozitiv me COVID-19

Qeveria e Koresë së Jugut kërkon që të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të karantinohen për 10 ditë, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, raportoi CNN, shkruan People.

RM dhe Jin të dy janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID-19 në fund të gushtit, vuri në dukje Big Hit Music.

Foto: Getty

Agjencia tha gjithashtu se as RM dhe as Jin nuk “kishin kontakt” me anëtarët e tjerë të BTS pas kthimit të tyre në Kore.
Më herët gjatë javës, Big Hit Music njoftoi se anëtari i BTS, Suga, rezultoi pozitiv me COVID-19 në prag të Krishtlindjes pasi u kthye në Korenë e Jugut nga SHBA.

Lajmi për rezultatet pozitive të testit COVID-19 të tre anëtarëve vjen pasi BTS njoftuan se do të bënin një pushim nga skena muzikore në fillim të këtij muaji.

Big Hit Entertainment tha se pushimi do t’u sigurojë anëtarëve të BTS mundësinë për t’u “rifrymëzuar dhe rimbushur me energji krijuese”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori