LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se dy vitesh Kosova pa asnjë rast infektimi me COVID-19, Kurti: Rezultat i dukshëm i menaxhimit të vaksinimit

Pas më shumë se dy vitesh Kosova pa asnjë rast infektimi me COVID-19, Kurti: Rezultat i dukshëm i menaxhimit të vaksinimit

Më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Arben Vitia, kishte deklaruar se pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive me coronavirus.

Nga ajo ditë numri i rastve pozitive është shtuar e zvogëluar nga dita në ditë.


Hera e fundit kur nuk është shënuar asnjë infektim me coronavirus në Kosovë ka qenë 24 maji i vitit 2020.

Mirëpo pas dy vitesh, sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë infektim me coronavirus, derisa ka kohë që nuk shënohen raste të vdekjeve në vendin tonë për shkak të coronavirusit.

Raporti i COVID-19, asnjë rast i ri me virus
Lexo po ashtu Raporti i COVID-19, asnjë rast i ri me virus

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti përmes një shënimi në Facebook.

I pari i Qeverisë ka thënë se rezultatet në luftimin e pandemisë janë të dukshme, por e tëra nuk mbaron me kaq, pasi vaksinimi mbetet zgjidhja e vetme për ruajtjen e kësaj situate.

“Tash e disa ditë kemi regjistruar numra një-shifror të të infektuarve me COVID-19. Sot nuk e patëm asnjë rast”, ka shkruar Kurti.

“Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”.

Kurti ka thënë se Kosova është ndër vendet që më së miri ka menaxhuar me pandeminë.

“Rezultatet janë të dukshme. Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror”.

Ai megjithatë ka bërë thirrje që të vazhdohet me procesin e vaksinimit që të mbrohemi sa më mirë nga virusi.

“Për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate duhet të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Kalo në kategori