LAJMI I FUNDIT:

Raporti i COVID-19, asnjë rast i ri me virus

Raporti i COVID-19, asnjë rast i ri me virus
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

Në total numri i rasteve aktive është 75.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/