LAJMI I FUNDIT:

Pas prezantimit, Thaqi: Te Drita jam për titullin kampion

Pas prezantimit, Thaqi: Te Drita jam për titullin kampion
(Foto: Facebook/FC Drita)

Arsim Thaqi është trajneri më i ri i skuadrës gjilanase, FC Drita.

Trajneri i mirënjohur kosovar ka marrë postin e trajnerit te Drita, post që ishte i lirë tani e një muaj pas largimit të Ardian Nuhiut.

Thaqi sot është prezantuar te Drita nga drejtori gjeneral Feti Murseli, derisa nesër pritet të filloj stërvitjet me klubin e ri.

Në një prononcim për Telegrafin, Thaqi ka folur për marrëveshjen me klubin gjilanas, objektivat e klubit dhe gjithçka tjetër.

“Drita është një nga klubet më të mëdha në Kosovë dhe padyshim më i organizuari. Kam pranuar me kënaqësi të madhe këtë aventurë dhe këtu jam pasi pres të bëhem kampion, duke e njohur nivelin e futbollistëve dhe nivelin organizativ të klubit”, tha fillimisht Thaqi për Telegrafin.

Tutje ish-trajneri i Prishtinës, Malishevës e Flamurtarit tha se i njeh të gjithë lojtarët dhe se ka një grup cilësorë.

“Te Drita i njoh shumicën e futbollistëve dhe të gjithë janë cilësorë. Kjo është një përparësi për mua si trajner për faktin se nuk ka ndryshime dhe se grupi është mjaftë homogjen”, vazhdoi tutje Thaqi.

Krejt në fund tekniku nga Malisheva foli edhe për tifozët ‘Intelektualët’ të cilët janë pas Dritës në çdo ndeshje, ku sipas Thaqit mënyra më e mirë për t’i shpërblyer ata është titulli kampion.

“Siç tanimë dihet Drita ka një tifozëri mjaftë të zjarrtë dhe që e përcjellin ekipin e tyre të zemrës në çdo ndeshje”.

“Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin dhe mënyra më e mira për me shpërblye angazhimin dhe mundin e tyre janë rezultatet pozitive dhe titulli kampion. Unë besoj fuqishëm se do të arrijmë këtë objektiv”, deklaroi Thaqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori