Pas një dekade Will Smith rikthehet me një këngë (Video)

Pas një dekade larg nga muzika, Will Smith më në fund është rikthyer me një bashkëpunim.
Kënga nuk është e tij, por ai ka huazuar vokalet e tij për një remix të këngës “Fiesta” të bendit kolumbian Bomba Estereo, transmeton Koha.net shkrimin e Digitalspy.
Për bashkëpunimin me Will Smithin, themeluesi i bendit kolumbian, Simon Mejia është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se nuk i besohet që ka bashkëpunuar me të.
“Kur më është thënë se Will Smith dëshironte që të bashkëpunonte me grupin tonë, nuk më besohej. Mundësia që të bashkëpunojmë me të është thjesht një ëndërr, është e magjishme”, ka thënë Mejia.
Nga
Telegrafi
02/10/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































