LAJMI I FUNDIT:

Pas ngjarjeve në Tuz, reagon qeveria malazeze: Jemi të gatshëm të takohemi me Gjeloshajn

Pas ngjarjeve në Tuz, reagon qeveria malazeze: Jemi të gatshëm të takohemi me Gjeloshajn

Policia malazeze ka ndërhyrë në qytetin shqiptar të Tuzit për të shpërndarë qytetarët që kanë bllokuar rrugët nacionale.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që komuna ka vendosur që mos t’i respektojë masat e caktuara të qeverisë për përhapjen e coronavirusit.


Madje, policia ka një urdhër-arrest për kryetarin Nik Gjeloshaj, i cili ishte në tubimin e qytetarëve.

Tashmë ka reaguar edhe qeveria malazeze duke thënë se “me rastin e situatës së re në komunën e Tuzit dhe mosrespektimit të masave të vlefshme epidemiologjike, të cilat sigurojnë shëndetin e qytetarëve të Tuzit dhe të gjithë Malit të Zi, Qeveria është e gatshme që menjëherë të ulet dhe të bisedojë me Gjeloshajn për ta zgjidhur problemin”.

Kujtojmë se këtë mëngjes, pak para orës 9, policia erdhi në Tuz për të mbyllur objektet e hotelierisë. Gjeloshaj akuzoi qeverinë për një vendim politik dhe “hakmarrje për shfaqjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori