Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, muaj më parë mbushi titujt e mediave me lajmin e konfirmimit se është ndarë nga boksieri Robin Haxhi Krasniqi.

Ajo tregoi se dyshja janë ndarë paqësisht me njëri-tjetrin, duke ruajtur respekt maksimal për familjet dhe përkrahësit e tyre.

Teksa po shijon jetën beqare, modelja shqiptare duket se ka rastin që të jetë pjesë e ndejave me të famshmit ndërkombëtarë.

Heidi Lushtaku konfirmon se është ndarë nga Robin Haxhi Krasniqi Heidi Lushtaku konfirmon se është ndarë nga Robin Haxhi Krasniqi

Së fundmi, Heidi publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej në një festë të zhvilluar në një jaht, ku i pranishëm ishte edhe aktori me famë botërore, Sylvsester Stallone.

View this post on Instagram

Summer is coming ✨

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on Jun 9, 2020 at 1:24am PDT

Ajo e titulloi fotografinë me përshkrimin “Vera po vjen”, duke treguar kështu se ky lundrim në det i jep asaj freskinë dhe atmosferën e sezonit veror.

Vetëm një ditë më parë, modelja Lushtaku publikoi një tjetër video në rrjetin social Instagram, ku shkruante në mbishkrimin e saj “duke aktruar”.

Ajo nuk ka zbuluar detaje të mëtutjeshme, megjithatë këto postime të saj kanë lënë në pikëpyetje fansat se mos Heidi është duke synuar t’i futet edhe rrugës së aktrimit. /Telegrafi/