LAJMI I FUNDIT:

Heidi Lushtaku konfirmon se është ndarë nga Robin Haxhi Krasniqi

Heidi Lushtaku konfirmon se është ndarë nga Robin Haxhi Krasniqi
Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi (Foto: Arkiv)

Ka tash e sa kohë që përflitet për një ndarje të mundshme mes boksierit të njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, dhe modeles Heidi Lushtaku.

Megjithatë për muaj me radhë dyshja nuk u prononcuan para mediave për të treguar se nëse janë të vërteta apo jo ato që po fliten.


Ka qenë së fundmi Heidi, ajo e cila ka thyer heshtjen dhe pas një kohe mjaft të gjatë, ka treguar se ajo dhe Robini tashmĽ i kanë ndarë rrugët.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi (Foto: Arkiv)

Në një shkrim të gjatë dhe mjaft emocional, modelja Lushtaku ka bërë të ditur se ndarja mes të dyve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se gëzon respekt të pa masë për të dhe familjen e tij.

Ky është njoftimi i saj i plotë:

“Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve. Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar krashi njëri-tjetrit si miq të denjë. Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrshme të dyvshme, prandaj dua të arkivoj kujetën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që na dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik Robinit, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri, Heidi”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

🌹

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on Apr 30, 2020 at 3:34am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori