Një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës, Polonia, ka njoftuar se nuk do t’i ofrojë më furnizim me armë shëtit fqinj, si pasojë e një mosmarrëveshje politike rreth drithërave.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, tha se fokusi Polonisë është mbrojtja e vendit të vet me sa më shumë armë moderne, shkruan BBC.
Polonia tashmë i ka dërguar Ukrainës 320 tanke të epokës sovjetike dhe 15 aeroplanë MiG-29, transmeton Telegrafi.
Por së fundmi janë rritur tensionet mes dy shteteve fqinje. Të martën, Polonia thirri për bisedë ambasadorin ukrainas lidhur me komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kombet e Bashkuara lidhur me ndalesën e grurit ukrainas nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, që refuzuan zgjatjen e marrëveshjes për grurin.
Zelensky tha se është alarmuese se si disa miq të Ukrainës në Evropë po shprehin solidaritetin “në një teatër politik duke refuzuar zgjatjen e marrëveshjes për grurin”.
Në anën tjetër, Varshava tha se fjalët e tij “janë të pajusitifikueshme dhe brengë për Poloninë që mbështeti Ukrainën nga dita e parë e luftës”.
Morawiecki dha një intervistë për televizionin Polsat disa orë pas bisedës së ambasadorit ukrainas në ministrin e Jashtme të Polonisë në Varshavë si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të liderit ukrainas.
“Më nuk do të transferojmë armë në Ukrainë, sepse po armatosim Poloninë me më shumë armë moderne”, tha kryeministri polak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës