LAJMI I FUNDIT:

Pas martesës – Bill Gates kishte bërë marrëveshje me bashkëshorten që ta lejonte t’i kalonte pushimet çdo vit me ish-të dashurën, Ann Winblad

Pas martesës – Bill Gates kishte bërë marrëveshje me bashkëshorten që ta lejonte t’i kalonte pushimet çdo vit me ish-të dashurën, Ann Winblad

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 27 vitesh.

Ish-çifti përgjatë këtyre ditëve kanë qenë në fokus të madh të tabloideve ndërkombëtare, duke nxjerrë kështu edhe disa fakte të tjera interesante pas martesës së tyre.


Pasi që u martua me Melindan, Bill Gates kalonte një fundjavë të gjatë çdo vit në një vilë luksoze në Karolinën e Veriut – me ish-të dashurën e tij, Ann Winblad.

Ish-e dashura e Bill Gates, Ann Winblad (Foto: Getty Images)

Miliarderi themelues i “Microsoft” kishte bërë marrëveshje rreth kësaj në kohën kur ishte martuar me Melinda French në vitin 1994, sipas intervistës së dhënë për Time në 1997.

Gates madje kishte kërkuar miratimin e Winblad para se t’i propozonte gruas të tij.

“Kur isha duke menduar për martesën me Melindan, unë thirra Ann dhe kërkova miratimin e saj”, tha ai.

Biznesmenja amerikane kujton, “Unë thashë se do të ishte një ndeshje e mirë pasi ajo kishte qëndrueshmëri intelektuale”.

Bill Gates dhe Melinda (Foto: Getty Images)

Bill – i cili njoftoi ndarjen nga Melinda të hënën – zbuloi se ai dhe Winblad filluan të bënin një udhëtim vjetor në Outer Banks në vitin 1984.

Në kohën e intervistës, 65 vjeçari kishte një fotografi të tij dhe të Winblad në zyrën e tij.

Të njëjtit u takuan për herë të parë në 1984 në një konferencë kompjuterike Ben Rosen-Esther Dyson.

Të gjitha lajmet nga Bill Gates
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bill Gates

Meqë ishin në qytete të ndryshme, ata filluan të shkonin në ‘takime virtuale’ duke shkuar për të parë të njëjtin film në të njëjtën kohë dhe duke folur për të në celular.

“Bill nuk kishte diçka të madhe kur fillova të dilja me të”, kujton Winblad në San Francisco në 2005.

“Dhe kishte nje periudhë kur vlera ime neto ishte më e lartë se e tij, dhe unë duhej të paguaja për gjithçka. Ishte një periudhë shumë e shkurtër kohe, por e paharrueshme”, tha ajo.

Ish-e dashura e Bill Gates, Ann Winblad (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Gates binte dakord me gjërat që dëshironte Ann, e cila për një kohë ia ndaloi edhe mishin.

Kur çifti i atëhershëm udhëtoi për në Brazil, Bill solli me vete një libër mbi 1000 faqe mbi biologjinë molekulare – dhe dyshja e studiuan atë së bashku, tha Time.

Winblad deklaroi për Time se ata shijonin mbledhjet në plazh dhe diskutonin për shumë gjëra të mëdha.

Bill Gates dhe Melinda (Foto: Getty Images)

Bill dhe Melinda kanë së bashku tre fëmijë: Rory John Gates, Jennifer Katharine Gates dhe Phoebe Adele Gates. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori