LAJMI I FUNDIT:

Pas lindjes së djalit, Vlora Nikçi rikthehet fuqishëm në rolin e protagonistes në serial

Pas lindjes së djalit, Vlora Nikçi rikthehet fuqishëm në rolin e protagonistes në serial
Vlora Nikçi

Aktorja e njohur për një numër të madh të roleve, sidomos në teatër por edhe në film, Vlora Nikçi është rikthyer në ekranin e televizionit si protagoniste.

Pas lindjes së djalit që e ka me aktorin e njohur, Armend Baloku, Vlora po luan rolin kryesor në serialin ”Sunrise”.


Aktorja tregon se roli në këtë projekt është shumë i vështirë pasi bazohet në ngjarje të vërtet dhe siç thotë ajo, karakteri që ajo e luan mund të jetë përballë televizionit.

“Luaj rolin e Elizës, e cila ka humbur në luftë babain dhe të fejuarin. Ajo kthehet pas luftës si hetuese dhe gjen një të dashur të ri që edhe e kthen në njëfarë forme më jetë”, thotë aktorja gjatë një bisede në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini.

Sa shumë dashuri fal një grua
Lexo po ashtu Sa shumë dashuri fal një grua

“Eliza është një vajzë që sot jeton në Kosovë. Roli bazohet në ngjarje të vërtet. Kështu që kam një obligim plus, pasi ajo grua sot është para një televizioni duke shikuar se si unë po e interpretojë ngjarjen e saj”, tregon më tej aktorja.

Të qenit nënë, Vlora thotë se e plotëson një aktore pasi që më emocionin e nënës veçse e ke dhe nuk ke nevojë ta aktrosh. Vlora tregon se pos serialit ajo po merret edhe me role tjera në teatër. Ajo prej 20 vitesh jeton në SHBA ku edhe ka shumicën e familjes. Aktorja thotë se tashmë ka filluar të merret edhe me afarizëm. Është bërë pronare e disa shtëpizave turistike në një fshat turistik të Pejës./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pas arrestimit në Zvicër, Soni Malaj dhe Don Phenom bëjnë një paralajmërimin

Pas arrestimit në Zvicër, Soni Malaj dhe Don Phenom bëjnë një paralajmërimin

Magazina
I propozoi Sarës për martesë, reagon sërish Bardhi me disa fjalë për ndjekësit

I propozoi Sarës për martesë, reagon sërish Bardhi me disa fjalë për ndjekësit

Magazina
“Do të lidhemi bashkë” - Fifi zbulon planin që bëri me Granitin para se të futeshin në BBVA dhe si ish-futbollisti “tradhtoi” marrëveshjen

“Do të lidhemi bashkë” - Fifi zbulon planin që bëri me Granitin para se të futeshin në BBVA dhe si ish-futbollisti “tradhtoi” marrëveshjen

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Kalo në kategori